Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin e parë historik drejt Marsit, udhëhiqet nga një grua

Afrika

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin e parë historik drejt Marsit, udhëhiqet nga një grua

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ka filluar me sukses misioni i parë historik i Emirateve të Bashkuara Arabe drejt planetit Mars pas nisjes së sondës nga Japonia.

Sonda e quajtur “Shpresa” u nis përmes një rakete të tipit H2-A në qendrën hapësinore “Tanegashima” dhe tashmë ndodhet në një udhëtim 500 milionë kilometra të gjatë për ta studiuar motin dhe klimën e marsit.

Dy përpjekje të tjera për nisjen e sondës gjatë javës së kaluar ishin anuluar për shkak të motit të papërshtatshëm, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Është planifikuar që sonda të arrijë në Mars në shkurt të vitit të ardhshëm, pikërisht në muajin kur Emiratet e Bashkuara e shënojnë 50-vjetorin e themelimit.

Udhëheqësja shkencore e këtij misioni dhe drejtoresha e Këshillit të Shkencëtarëve të Emirateve të Bashkuara, Shkelqësia e Saj, Sarah Al Amiri, u shpreh e kënaqur që sonda u nis me sukses, duke thënë se ndikimi i këtij projekti në vend do të jetë i njëjtë si ndikimi i misionit “Apollo 11” për Amerikën 51 vjet më parë.

Sonda e Arabisë Saudite është një nga tri misionet e planifikuara për planetin Mars gjatë këtij viti. Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në fazën e fundit të përgatitjeve për dy misione të tjera.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pak përvojë në dizajnimin dhe prodhimin e sondave. Megjithatë, inxhinierët e këtij vendi, të mbikëqyrur nga ekspertët amerikanë, arritën të prodhojnë një sondë të sofistikuar për vetëm gjashtë vjet.

Sonda pritet të sigurojë të dhëna për atë se si Marsi e ka humbur ajrin dhe bashkë me të edhe ujin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat