​Mbi 13 mijë personel shëndetësor të infektuar nga COVID-19 në Afrikën e Jugut

Afrika

​Mbi 13 mijë personel shëndetësor të infektuar nga COVID-19 në Afrikën e Jugut

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 22:29
Ilustrim

Rreth 13 000 punonjës të sektorit shëndetësor janë infektuar në Afrikën e Jugut nga COVID-19 dhe 100 kanë humbur jetën, njoftoi sot ministria afrikano-jugore e Shëndetësisë.

“Në datën 21 korrik, 13 174 personel shëndetësor kanë rezultuar të infektuar dhe 103 kanë humbur jetën që prej fillimit të epidemisë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Popo Maja duke shtuar se nga numri total i personelit shëndetësor të prekur nga COVID-19, 6 394 janë shëruar.

Afrika e Jugut ka shënuar një rritje me rreth 60% të numrit total të të vdekurve për shkaqe natyrore gjatë javëve të fundit, duke lënë specialistët të mendojnë se numri i të vdekurve lidhur me koronavirusin është në fakt më i lartë nga ai që pasqyrojnë statistikat zyrtare.

Ky vend është më i prekuri i Afrikës dhe bën pjesë mes pesë vendeve më të prekura në botë përsa i përket rasteve të konfirmuara me 408 052, prej të cilëve 5 940 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat