Afrikë, mbi 1 milion raste me COVID-19

Afrika

Afrikë, mbi 1 milion raste me COVID-19

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 09:36
Ilustrim

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion numri i rasteve me koronavirus.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 12 mijë e 288 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1 milion e 101 mijë e 65 numrin e rasteve ndërsa me 412 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25 mijë e 139.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11 mijë e 556 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5 mijë e 124 dhe në Algjeri 1 mijë e 351 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 579 mijë e 140 raste, Egjipti me 96 mijë e 220 dhe Nigeria me 48 mijë e 445 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 814 mijë e 375.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat