Rrufeja vret 10 fëmijë, ishin duke luajtur futboll

Afrika

Rrufeja vret 10 fëmijë, ishin duke luajtur futboll

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Dhjetë fëmijë në Arua, Uganda, kanë vdekur pasi i ka goditur rrufeja derisa ishin duke luajtur futboll.

Shiu i fortë e furtuna i detyroi ata të futen nën një strehë, derisa ishin bërë tërë ujë duke luajtur.

Rrufeja e goditi strehën e hekurt e aty vdiqën 10 fëmijët. Nëntë fëmijë të moshave 13-15 vjeçe vdiqën menjëherë e njëri prej tyre rrugës tek po dërgohej në spital, njofton BBC.

Tre fëmijë tjerë që ishin me ta kanë mbijetuar dhe janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal të Ugandas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat