Mjekët e Nigerisë hynë në grevë, shkaku i mospagesës së “ekspozimit ndaj COVID-19”

Afrika

Mjekët e Nigerisë hynë në grevë, shkaku i mospagesës së “ekspozimit ndaj COVID-19”

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Mjekët në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, kanë filluar një grevë “të pacaktuar” shkaku mospagesës të asaj që ata e quajnë “ekspozim ndaj COVID-19” dhe përfitime të tjera.

Shoqata e Mjekëve njoftoi se autoritetet kishin dështuar në përmbushjen e premtuar për stafin që punonte në izolim dhe në qendrat e trajtimit të coronavirusit si dhe në spitale.

Ajo tha se greva vjen pasi autoriteteve iu dha një ultimatum 14-ditor, raporton BBC.

Autoritetet nigeriane ende nuk kanë komentuar grevën e mantelbardhëve gjersa mjekët thonë se ata nuk do të kthehen në punë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Nigeria deri më tani ka konfirmuar 54,008 raste me coronavirus, 41,638 shërime dhe 1,013 vdekje, sipas Qendrës së vendit për Kontrollin e Sëmundjeve.

Abuja është qyteti i dytë i goditur pas Lagosit, por numri i infeksioneve të konfirmuara ditore të vendit ka filluar të bjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat