Afrikë, tejkalon 1 milion numri i të shëruarve nga COVID-19

Afrika

Afrikë, tejkalon 1 milion numri i të shëruarve nga COVID-19

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.264.417 numri i rasteve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7.101 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.264.417 numrin e rasteve ndërsa me 242 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 30.104.

Në kontinent teksa janë 231.759 raste që vazhdojnë ende trajtimin, thuhet se numri i të shëruarve ka arritur në 1.002.554.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më tani në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.263 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.421 dhe në Algjeri 1.518 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 628.259 raste, Egjipti me 99.115 dhe Maroku me 5.440 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat