Sulm terrorist, vritet polici dhe 3 agresorët

Afrika

Sulm terrorist, vritet polici dhe 3 agresorët

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 18:37
Tunizi

Një sulm terrorist me 4 viktima ka ndodhur të dielën në Tunizi. Zyrtarët e policisë bëjnë me dije se një oficer është vrarë, por sipas BBC viktimë e këtij sulmi kanë mbetur dhe tre agresorët dhe ngjarja është cilësuar si një sulm terrorist.

“Një patrullë e oficerëve të Gardës Kombëtare u sulmua me një thikë,” tha zëdhënësi i Gardës Kombëtare, Houcem Eddine Jebabli.

Zëdhënësi shtoi se sulmi është terrorist dhe të tre agresorët u vranë pas një përleshje me armë zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet, por ende nuk është e qartë nëse sulmuesit ishin të lidhur me një grup ekstremist, pasi Tunizia vitet e fundit ka qenë në qendër të disa ngjarjeve të rënda.

Në këtë vend në vitin 2015 ka ndodhur në ngjarje tragjike, pasi humbën jetën 38 persona pas një sulmi terrorist, ku shumica e tyre ishin turistë nga Britania e Madhe.

Situata në Tunizi është përmirësuar shumë që nga ajo kohë, megjithëse ende vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat