Tradhtoi miliarderin me rojën, sheikut i dalin në dritë torturat

Afrika

Tradhtoi miliarderin me rojën, sheikut i dalin në dritë torturat

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:04
Sheikh al Maktoum, Haya Bint Al Hussein

Sundimtari miliarder i Dubait, Sheiku al Maktoum urdhëroi rrëmbimin dhe torturimin e dy vajzave të tij të arratisura dhe zhvilloi një fushatë terroriste kundër gruas së tij, princesha Haya pasi ajo flinte me një nga rojat e saj, ka zbuluar gjykata.

Është zbuluar se sundimtari i Dubait ka urdhëruar rrëmbimin dhe torturimin e dy vajzave të arratisura, në Britani.

Gjykata e Lartë tha që miliarderi Sheik Mohamed bin Rashid al Maktoum, gjithashtu një miku i mbretëreshës, kishte rrëmbyer princeshë Shamsanë nga Kembrixhi, pasi ajo ishte arratisur në vitin 2000.

Gjithashtu doli në dritë fakti ser ai urdhëroi komandot ta rrëmbenin motrën e saj princeshën Latifa nga një jaht në vitin 2018 pasi edhe ajo u përpoq të shpëtonte nga Dubai.

Babai i tyre, një nga aleatët më të rëndësishëm të Britanisë në Lindjen e Mesme është shpallur përgjegjës për të dy rrëmbimet e tmerrshme.

As princesha nuk është parë kohët e fundit dhe siç duket të dyja mbeten të mbyllura në pallatin e babait të tyre.

Gjykata konkludoi, mbi një standard të së drejtës civile të bilancit të mundësive, se Sheiku kishte vepruar “në kundërshtim me ligjin penal të Anglisë dhe Uellsit, të drejtën ndërkombëtare, të drejtën detare ndërkombëtare dhe normat e pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut”.

Andrew McFarlane, presidenti i ndarjes së familjes, publikoi gjetjet e tij pas një çështjeje 10-mujore e cila filloi vitin e kaluar kur gruaja më e re e Sheikut, princesha Haya Bint Al Hussein, 45 vjeçe, u largua nga Dubai. Ajo iku në Londër me vajzën e çiftit të tyre Jalila, 12 vjeçe dhe djalin Zayed, tetë vjeç. Sipas të dhënave, ajo u ndihmua nga roja i familjes, me të cilin dyshohet të kishte një lidhje intime.

Në maj, Sheiku, 70 vjeç, dërgoi avokatët e tij në Gjykatën e Lartë për të kërkuar kthimin e fëmijëve të tij në Dubai.

Sheikh Maktoumi, një nga burrat më të pasur në botë me vlerë 9 biliardë dollarë dhe që është gjithashtu kryeministër dhe nënkryetar i Emirateve të Bashkuara Arabe (Emiratet e Bashkuara Arabe), ku një milion britanikë vizitojnë çdo vit, është zbuluar se ka zhvilluar një fushatë të frikshme të ngacmimit kundër gruas së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat