Etiopi, militantët vrasin së paku 15 persona

Afrika

Etiopi, militantët vrasin së paku 15 persona

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Disa militantë të armatosur kanë vrarë së paku 15 persona në një sulm të kryer në orët e hershme të mëngjesit të premten në pjesën perëndimore të Etiopisë, tha përmes një deklarate Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut.

Ky sulm ndodhi pas një incidenti tjetër të ngjashëm që u shënua më herët këtë muaj në zonën Metakal të rajonit Benishangul-Gumuz, afër kufirit me Sudanin, ku u vranë 30 persona.

Ky komision nuk tregoi se kush qëndron prapa këtij sulmi dhe Abera Bayeta, kryetar rajonal për paqe dhe siguri nuk iu është përgjigjur thirrjeve për koment, shkruan Reuters.

Komisioni tha se forca t e Mbrojtjes Kombëtare janë përfshirë në të shtëna me sulmuesit e armatosur në atë zonë dhe arritën ta kthejnë qetësinë të premten pasdite.

Etiopia jo rrallë përballet me sulme të milicive të armatosura. Në qershor të vitit të kaluar, persona në uniforma vranë mbi 50 njerëz dhe plagosën 23 të tjerë në po këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat