Egjipt, ekzekutohen 15 disidentë për 24 orë

Afrika

Egjipt, ekzekutohen 15 disidentë për 24 orë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:58
Foto Ilustrim

Një grup për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë të Zvicrës e ka dënuar ekzekutimin e 15 disidentëve nga Egjipti mbi akuzat për terrorizëm, nxitje të dhunës dhe vrasje.

Këshilli i Gjenevës për të Drejtat e Njeriut përmes një deklarate e goditi qeverinë egjiptiane për ekzekutimin e 15 personave brenda 24 orësh. Sipas këtij këshilli, gjatë gjykimit të këtyre personave kishte mungesë të drejtësisë dhe dyshime për hakmarrje politike.

Ky grup tha se ekzekutimet e këtilla në prag të 10 Tetorit – Ditës Botërore Kundër Dënimit me Vdekje – dërgojnë një mesazh negativ dhe e pasqyrojnë vendosmërinë e autoriteteve egjiptiane për shkeljen e të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Këshilli i Gjenevës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë përgjegjësinë e Egjiptit në lidhje me shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut dhe të marrë masa parandaluese, shkruan Anadolu.

Disa grupe tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjithashtu e dënuan ekzekutimin e këtyre personave dhe kërkuan që në Egjipt të largohet dënimi me vdekje, sidomos në rastet me prapavijë politike.

Zëdhënësit e organizatës “Vëllazëria Myslimane” u shprehën ngushëllime familjeve të personave të ekzekutuar dhe e theksuan rëndësinë e reagimit të drejtë kundër këtyre dënimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat