Katastrofë humanitare në Nigeri, 131 viktima nga reshjet e shiut që nuk pushojnë prej 1 muaj

Afrika

Katastrofë humanitare në Nigeri, 131 viktima nga reshjet e shiut që nuk pushojnë prej 1 muaj

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:58
Nigeri

Numri i të vdekurve gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura në Nigeri është rritur në 131.

Drejtori i Agjencisë për menaxhim me situata të jashtëzakonshme, Mustapha Umar, u tha gazetarëve se edhe 36 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e fuqishëm.

Në mbarë vendin numri i personave që kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve nga muaji i kaluar arriti në 131.

Umar theksoi se deri më tani kanë kryer evakuimin e qindra personave për shkak të përmbytjeve, ku janë përmbytur 302.500 hektarë tokë e punueshme dhe pësuan 120 bagëti. Më tej, thuhet se në bashkëpunim me Qeverinë e Nigerisë u është dorëzuar ndihmë humanitare banorëve të rrezikuar.

Reshjet e dendura të shiut në perëndim të Afrikës që fillojnë në qershor zakonisht zgjasin deri në tetor. Këtë vit përmbytjet goditën edhe vendet tjera, përfshirë Burkina Fason, Nigerin dhe Senegalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat