Tajfun vdekjeprurës në Vietnam, 19 viktima dhe dhjetra të humbur nga rrëshqitja e dheut

Afrika

Tajfun vdekjeprurës në Vietnam, 19 viktima dhe dhjetra të humbur nga rrëshqitja e dheut

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:34
Vietnam

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut në Vietnam.

Ekipi i emergjencave ka gjetur 19 trupa të pajetë në disa fshatra, teksa 40 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Drejt ditësh qyteti i Da Nang po jeton në ankth si pasojë e tajfunit Molave që ka pushtuar vendin, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Energjia është ndërprerë në shumicën e vendit, teksa 375 mijë banorë janë evakuuar.

Erërat kanë fryrë në një shpejtësi prej 145 km/orë, në një kohë që tajfuni ka filluar zhvendosjen në dejtim të Tajlandës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat