Ndryshojnë ligjet/ Lejohet alkooli dhe bashkëjetesa e çifteve të pamartuara në Emiratet e Bashkuara Arabe

Afrika

Ndryshojnë ligjet/ Lejohet alkooli dhe bashkëjetesa e çifteve të pamartuara në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Ilustrim

Shumë gjëra po ndryshojnë në botë dhe këtyre ndryshimeve nuk mund t’i shpëtonin as Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se tanimë bashkëjetesa do të lejohet dhe për çiftet e pamartuara(që deri më tani ishte e paligjshme), ndërsa konsumi i alkoolit nuk është më i dënueshëm më ligj.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe ky vendim ka ardhur pasi vendi i tyre është shumë i vizituar nga turistë nga e gjithë bota, por që edhe ata janë ndëshkuar njësoj si vendasit nëse thyenin ligjet.

Me vendimin e ri  konsumi i alkoolit nuk është më një krim penal dhe personave mbi 21 vjeç, dhe nëse i përkasin besimit mysliman, nuk kanë më nevojë për një licencë nga qeveria për të blerë, transportuar apo për të konsumuar alkool në shtëpi.

Nga ana tjetër janë ashpërsuar dënimet për krimet e nderit dhe ngacmimet seksuale të cilat tani do të ndiqen penalisht dhe për shtetasit e huaj që nuk dinë të flasin gjuhën arabe, do të kenë mundësinë të marrin përkthyes ligjorë gjatë procedurës gjyqësore.

Në lidhje me divorcin, ndarjen e pasurisë në fund të një martesë, që nga ky moment do të aplikohen ligjet e vendit ku është celebruar kjo martesë dhe nëse çifti divorcohet në Emirate. I njëjti rregull vlen dhe për testamente dhe trashëgimit: pasuritë do të ndahen mes familjarëve dhe të afërmeve të të ndjerit, sipas nënshtetësisë së tyre, pra nuk do të aplikohet më automatikisht Sharia, ligji islamik si ka ndodhur deri tani dhe për rezidentët e huaj në vendin e lindjes së mesme.

Gjithashtu është njoftuar se do të rregullohen marrëdhëniet dhe me Izraelin, kjo gjë do të sjellë shumë turistë dhe insvestime nga biznesmenë izraelit dhe jo vetëm.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, reformat synojnë të nxisin rritjen ekonomike të vendit dhe ‘të konsolidojnë parimet e tolerancës së Emirateve të Bashkuara Arabe’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat