Ndërron jetë ish-presidenti i Ganës, Jerry John Rawlings

Afrika

Ndërron jetë ish-presidenti i Ganës, Jerry John Rawlings

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Jerry John Rawlings

Ish-presidenti i Ganës, Jerry John Rawlings ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare.

Rawling ka kaluar gati një javë në një spital në kryeqytetin Akra, njoftoi Graphic Online. Ish-presidenti u sëmur pas varrosjes së nënës së tij afërsisht tre javë më parë.

Ai udhëhoqi juntën ushtarake nga viti 1981 deri në vitin 1992 pasi erdhi në pushtet përmes një grusht shteti.

Në vitin 1992, Rawlings dha dorëheqje nga ushtria dhe themeloi Kongresin Demokratik Kombëtar (NDC).

Ai u zgjodh në mënyrë demokratike atë vit dhe më pas në vitin 1996 edhe për një mandat të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat