Afrika regjistron mbi 14.700 raste të reja me COVID-19

Afrika

Afrika regjistron mbi 14.700 raste të reja me COVID-19

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 1 milion e 961 mijë,

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 14.727 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në të gjithë kontinentin është rritur në 1.961.096. Numri i viktimave po ashtu ka shkuar në 46.906, përfshirë 280 vdekje të reja.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.153, pasuar nga Egjipti me 6.429 dhe Maroku me 4.631 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Vendi me numrin më të madh të rasteve në kontinent është Afrika e Jugut me 746.945 raste, e cila pasohet nga Maroku me 282.336 dhe Egjipti me 110.319 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.650.731 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat