Sulm në një fermë në Nigeri – 40 të vdekur

Afrika

Sulm në një fermë në Nigeri – 40 të vdekur

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Disa militantë kanë vrarë të paktën 40 persona në një fermë në shtetin Borno në verilindje të Nigerisë.

Sipas një udhëheqësi të fshatit, sulmi ka ndodhur në mëngjes derisa punëtorët ishin duke korrur oriz, shkruan Reuters.

Ushtria dhe Policia kanë nisur hetimet, mirëpo deri më tani ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me atë se kush mund ta ketë kryer sulmin.

Kujtojmë se organizatat terroriste Boko Haram dhe Shteti Islamik janë aktive në Nigerinë verilindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat