Afrikë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Afrika

Afrikë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në mbi 2 milionë e 276 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.422 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.276.574 ndërsa numri i viktimave me 306 vdekje të reja arrin në 53.961.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.206, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.771 dhe në Marok 6.245 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 814.565 raste e cila pasohet nga Maroku me 379.657 dhe Egjipti me 118.432 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.936.646 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat