Covid-19 në Afrikë/ Mbi 54 mijë njerëz kanë humbur jetën

Afrika

Covid-19 në Afrikë/ Mbi 54 mijë njerëz kanë humbur jetën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Ka tejkaluar shifrën 2 milionë e 287 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 10.651 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.287.238, ndërsa numri i viktimave me 247 vdekje të reja arrin në 54.209.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.249, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.790 dhe në Marok 6.320 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 817.878 raste, e cila pasohet nga Maroku me 381.188 dhe Egjipti me 118.847 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.947.529 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat