Vdes nga Covid-19 kryeministri i monarkisë së fundit absolute në botë

Afrika

Vdes nga Covid-19 kryeministri i monarkisë së fundit absolute në botë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:24
Ambrose Dlamini

Qeveria e Eswatinit me anë të një deklarate në Twitter është shprehur se kryeministri Ambrose Dlamini ka ndërruar jetë, katër javë pasi rezultoi pozitiv me COVId-19.

Në deklaratën e qeverisë thuhej se Dlamini, 52 vjeç vdiq të dielën (13 dhjetor) në një spital në Afrikën e Jugut.

Nuk përmendet shkaku i vdekjes, por Dlamini kohët e fundit ishte duke marrë trajtim për COVID-19 në Afrikën e Jugut.

Image

Dlamini ishte kryeministër i Eswatini, i njohur më parë si Swaziland, që nga tetori i 2018.

Vendi i vogël pa dalje në det në Afrikën e Jugut është një nga monarkitë e fundit absolute në botë.

Me një popullësi prej rreth 1 milion, vendi ka regjistruar 6.768 infeksione me COVID-19 dhe 127 vdekje të lidhura me pandeminë, sipas ministrit të shëndetësisë.

Dlamini njoftoi se ai ishte testuar pozitiv me COVID-19 në 16 nëntor.

Në atë kohë ai tha se ishte asimtpmatik dhe se ndihej mirë.

Disa javë më vonë, më 1 dhjetor qeveria Eswatini tha që Dlamini ishte zhvendosur në një spital në Afrikën e Jugut me synim për të ndjekur shpejt shërimin e tij.

Por të dielën qeveria tha se Dlamini vdiq "ndërsa ishte nën kujdesin mjekësor në një spital në Afrikën e Jugut", pa dhënë më shumë detaje.

Një ish-bankier, Dlamini ishte një rishtar politik kur u emërua kryeministër nga Mbreti Mswati III.

Roli i shefit të qeverisë është i kufizuar në Eswatini, ku mbreti emëron të gjithë ministrat dhe kontrollon parlamentin.

Mbreti Mswati III u kurorëzua në 1986 në moshën 18 vjeç, duke pasuar babanë e tij që shërbente për një kohë të gjatë, Mbretin Sobhuza II, i cili vdiq në moshën 82 vjeç.

Mbreti sundon me dekret dhe është kritikuar për trajtimin e rëndë të kundërshtarëve dhe për kërkesën e parave publike për të paguar për pallatet e reja dhe makinat luksoze.

Në vitin 2018 ai njoftoi se po e riemërtonte vendin "Mbretëria e Eswatini" .

Më shumë se 39% e popullsisë së vendit jetonin nën kufirin e varfërisë në 2016 dhe 2017, sipas Bankës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat