Të paktën 28 persona të vrarë në sulmin ekstremist në Nigeri

Afrika

Të paktën 28 persona të vrarë në sulmin ekstremist në Nigeri

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:50
Foto

Një sulm nga grupi xhihadist Boko Haram në një fshat në juglindje të Nigerisë vrau të paktën 28 njerëz, tha qeveria e Nigerisë të hënën, raporton AP.

Sulmuesit i vunë flakën tregut dhe shtëpive të Toumour dhe filluan të qëllonin mbi këdo që përpiqej të ikte gjatë sulmit që filloi të shtunën mbrëma dhe përfundoi të dielën, tha qeveria.

Guvernatori i Diffa, Issa Lemine, vizitoi vendin e sulmit dhe tha se ishte një tragjedi e papërshkrueshme me qindra shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të shpërndarë.

"Aktualisht popullsia është në çrregullim, duke u fshehur në shkurret dhe fshatrat përreth," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat