Vdes edhe lideri i parë shtetëror nga COVID-19

Afrika

Vdes edhe lideri i parë shtetëror nga COVID-19

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Ambrose Dlamini

Kryeministri i Eswatini-t, Ambrose Dlamini, është bërë lideri i parë shtetëror që vdes nga COVID-19.

Dlamin, 52 vjeç, ishte zgjedhur më 2018 udhëheqës i mbretërisë afrikane që dikur quhej Suazilend.

Për vdekjen e tij njoftuan zyrtarët qeveritarë në Twitter, gati një muaj pasi ai kishte njoftuar se ishte infektuar.

Atëkohë Dlamini kishte thënë se ndihej mirë dhe ishte asimptomatik, por pas më pak se dy javësh përfundoi në spital në Afrikën e Jugut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat