Shpërthimi në Etiopi: Bomba 'e braktisur' vret tre presona

Afrika

Shpërthimi në Etiopi: Bomba 'e braktisur' vret tre presona

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Foto

Tre njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një bombë e braktisur shpërtheu në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, tha policia, raporton BBC.

Shpërthimi ndodhi në lagjen Lideta të qytetit të dielën.

Njerëzit që vdiqën ishin të pastrehë dhe jetonin në rrugë, i tha komandanti i lartë i policisë Alemayehu Ayalke transmetuesit shtetëror EBC.

Nuk ka asnjë tregues që ky shpërthim është i lidhur me krizën në rajonin verior Tigray.

Luftimet midis trupave federale dhe rajonale nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) filluan atje në 4 nëntor dhe kanë detyruar 50,000 njerëz të hyjnë në Sudan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat