Arrin në 222 numri i viktimave nga sulmi në Etiopinë Perëndimore

Afrika

Arrin në 222 numri i viktimave nga sulmi në Etiopinë Perëndimore

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Etiopi perëndimore

Numri i të vdekurve nga një sulm i së mërkurës në rajonin perëndimor Benishangul-Gumuz të Etiopisë ka shkuar në 222.

Kështu ka bërë të ditur një vullnetare nga Kryqi i Kuq, shkruan Retures.

“Dje varrosëm 207 viktima dhe 15 sulmues”, ka thënë vullnetarja  Melese Mesfin.

Ky sulm i së mërkurës që u krye nga persona të armatosur ishte ndër sulmet e fundit më vdekjeprurëse në një zonë të shkatërruar nga dhuna etnike.

Kryeministri Abiy Ahmed e cilësoi këtë ngjarje si “masakër” dhe ka dërguar trupa federale të nesërmen.

Ushtria ka vrarë 42 burra të armatosur të cilët po akuzoheshin për sulmin e kryer në fshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat