Tragjedia, 26 viktima nga fundosja e anijes

Afrika

Tragjedia, 26 viktima nga fundosja e anijes

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Ngjarja ndodhi në liqenin Albert në kufirin mes Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos

Një tragjedi është regjistruar në Afrikë pasi një anije është mbytur duke lënë 26 viktima. Ngjarja ndodhi në liqenin Albert në kufirin mes Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Erërat e forta shkaktuan fundosjen e anijes kanë cituar disa zyrtarë për AFP-në. Nga ngjarja janë arritur të shpëtohen të paktën 21 persona.

Sipas një zyrtari, ngjarja ka ndodhur për shkak të kushteve të pakta të sigurisë. Forcat e kërkim-shpëtimit thonë se nuk presin që të gjejnë më të mbijetuar, megjithatë kërkimet vazhdojnë.

Viktimat ishin nga Uganda dhe Kongoja e siç shkruajnë mediat mendohet se donin të ktheheshin në mënyrë ilegale drejt Kongos për t’iu shmangur kufizimeve të koronavirusit.

Liqeni Albert është liqeni i shtatë më i madh i Afrikës. Aty ka qenë skena e shumë tragjedive të tjera për shkak të përmbytjeve.

Në 2014-ën humbën jetën më shumë se 250 refugjatë pasi u fundos anija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat