Të paktën 70 të vrarë në sulmet e dyshuara të militantëve në Nigeri

Afrika

Të paktën 70 të vrarë në sulmet e dyshuara të militantëve në Nigeri

Më: 2 janar 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Të paktën 70 civilë u vranë në sulmet në dy fshatra nga militantë të dyshuar islamikë në Nigeri, pranë zonës kufitare me Mali, thanë burimet e sigurisë të shtunën, raporton Reuters.

Rreth 49 fshatarë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në fshatin Tchombangou, tha një nga burimet e sigurisë, i cili kërkoi anonimitet.

Një burim i dytë, një zyrtar i lartë në ministrinë e brendshme të Nigerisë, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti, tha se rreth 30 fshatarë të tjerë ishin vrarë në fshatin Zaroumdareye.

Qeveria e Nigerisë nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat