Touadera rizgjedhet Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore

Afrika

Touadera rizgjedhet Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:28
Touadera

Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore Faustin-Archange ka fituar një mandat të dytë në detyrë, sipas rezultateve të përkohshme nga komisioni zgjedhor i vendit të hënën, raporton AP.

Touadera u rizgjodh në raundin e parë të votimit presidencial në 27 dhjetor me 53.9% të votave, tha Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve. Ai Touadera fitoi një shumicë absolute. Anicet-Georges Dologuele doli i dyti me 21.1% të votave dhe Martin Ziguele doli i treti me 7.4%, sipas rezultateve të fundit.

Votimi dhe pasojat e tij, janë shënuar nga dhuna dhe formimi i një koalicioni rebel, mes thirrjeve nga opozita për të vonuar votimin. Vëzhguesit ndërkombëtarë vunë re se votimi në kryeqytet shkoi mirë, por dhuna parandaloi shumë që të shkonin të votonin në pjesë të tjera të vendit, megjithë praninë e ushtarëve paqeruajtës dhe përforcimeve të dërguara nga Rusia dhe Ruanda pas një sulmi parazgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat