Planifikohet kthimi i 10 mijë fëmijëve në bankat e shkollës në Nigeri

Afrika

Planifikohet kthimi i 10 mijë fëmijëve në bankat e shkollës në Nigeri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Në Nigeri në kuadër të programit “The Better Education Service Delivery for All” (BESDA) planifikohet kthimi i 10 milionë nxënësve në bankat e shkollës.

Nigeria është vendi me numrin më të madh të fëmijëve që nuk kanë mundësi për shkollim ose për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të braktisin shkollën.

Mediat lokale transmetojnë se ministri i Arsimit, Chukwuemeka Nwajiuba deklaroi se programi BESDA përfshin 17 prej gjithsej 36 shteteve federale.

Ai tha se në kuadër të programit planifikohet vazhdimi i arsimit të 10 milionë nxënësve të cilëve u është shkurtuar e drejta e shkollimit.

Në raportin i cili është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Nigerisë dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), thuhet se 13.2 milionë fëmijë për shkak të sulmeve të organizatës terroriste Boko Haram dhe për arsye të ndryshme u detyruan të braktisin shkollimin.

Numri i fëmijëve që nuk kanë mundësi shkollimi në vitin 2015 arrin në 10.5 milionë ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit në 13.2 milionë.

Në Nigeri zbatohen fushata të ndryshme të promovimit të arsimit, por numri i fëmijëve të cilëve u shkurtohet e drejta e shkollimit edhe më tej është i lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat