Shatë vite më parë e kishin rrëmbyer pjesëtarët e Boko Haramit, kurse tani ka arritur të arratiset – vajza nga Nigeria i është lajmëruar familjarëve

Afrika

Shatë vite më parë e kishin rrëmbyer pjesëtarët e Boko Haramit, kurse tani ka arritur të arratiset – vajza nga Nigeria i është lajmëruar familjarëve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:08
Foto

Disa nxënës në Çibok të Nigerisë të cilët janë rrëmbyer nga terroristët e Boko Haram shtatë vite më parë, kanë arritur të arratisen ka bërë të ditur babai i njërit prej tyre për CNN.

Halima Ali Maianga, që është një prej 100 vajzave që akoma konsiderohen të zhdukura, i kishte telefonuar të atit, të cilit i tha se ajo dhe mikeshat e saj kanë arritur të arratisen nga terroristët e Boko Haramit.

“Më pyeti: ‘Baba, a je ti?’ dhe menjëherë filloi të qajë. Aq shumë ka qarë sa që nuk e dëgjoja mirë dhe aty fillova edhe unë të qajë. Mendoja se kurrë më nuk do t’ia dëgjojë zërin”, ka shpjeguar Ali Maianga.

“E tërë familja është shumë e lumtur. Na është mbushur shtëpia me njerëz me të cilët po e ndajmë gëzimin”, ka shtuar ai.

Ali Maianga ka theksuar se nuk kishte pasur mundësi të kuptojë detaje gjatë bisedës me bijën e tij që ishte shumë e emocionuar, e telefona nuk ka zgjatur shumë.

Më e rëndësishme është që e ka kuptuar që ajo dhe mikeshat e saj ishin arratisur në një rajon të sigurte, dhe se për ato po kujdeset ushtria nigeriane.

Deri më tani nuk dihet se sa vajza saktë kanë arritur të arratisen. Terroristët e Boko Haramit në vitin 2014 ishin futur në një shkollë në Çibuk dhe kishin rrëmbyer 276 nxënëse.

Dhjetëra nxënës kishin arritur të arratisen pas rrëmbimit. E në maj të vitit 2016 është gjetur edhe një vajzë që kishte humbur në një pyll duke kërkuar ndihmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat