Ju ofruan 100 dollarë, emigrantja humb jetën teksa po bënte “twerk”

Afrika

Ju ofruan 100 dollarë, emigrantja humb jetën teksa po bënte “twerk”

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:47
Maame Ama Broni

Një grua  pothuajse e zhveshur teksa ishte duke kërcyer  “twerk”, ka humbur jetën pasi ra nga skena kur dy burra filluan ta preknin.

Maame Ama Broni, ishte paguar rreth 100 dollarë për t’u zhveshur nga mesi i poshtë për të kërcyer në karnivalin ‘Family Street Carnival’ në kampin e refugjatëve të Budunburam pranë qytetit Kasoa në Gana, ku dhe gjeti vdekjen më 16 janar.

Ajo jetonte në kampin e refugjatëve, dhe sipas mediave vendase, u ngjit në skenë kur një prej organizatorëve, i identifikuar si Original Shana ofroi 100 dollarë për këdo që do të vinte në skenë për të bërë ‘tëerk’ pa të brendshme.

Sipas dëshmitarëve fillimisht një burrë ofroi të realizonte sfidën por më pas Broni erdhi në skenë dhe nisi të zhvishej.

Pasi ajo nis ‘kërcimin’ një burrë filloi ta ngacmonte duke u përpjekur ta zhvishte , ndërsa një tjetër ia heq dorën, dhe shpejt një turmë meshkujsh mblidhen rreth saj.

Sipas dëshmitarëve, pak pas ndërprerjes së videos, gruaja e rrethuar nga turma bie nga skena duke përplasur kokën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat