Nigeria këtë vit do të marrë 80 milionë doza të vaksinës COVID-19

Afrika

Nigeria këtë vit do të marrë 80 milionë doza të vaksinës COVID-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Nigeria këtë vit do të marrë rreth 80 milionë doza të vaksinës së koronavirusit.

Në një deklaratë me shkrim, kreu i Forumit të Guvernatorëve të Nigerisë (NGF) dhe guvernator i shtetit Ekiti, Dr. Kayode Fayemi, njoftoi se një grup tjetër prej 60 milionë dozash do të mbërrijnë në vitin 2022.

“Deri më sot Nigeria ka testuar 1.3 milionë njerëz për COVID-19, prej të cilëve 10 për qind (131.242) u konfirmuan pozitiv”, tha Fayemi.

Fayemi tha se përveç prokurimit të qeverisë për vaksinat, NGF ka qëndruar një ithtar i fortë i përdorimit të partneritetit publiko-privat në prokurimin e vaksinave si një mjet për mbylljen e hendekut midis “asaj që është në dispozicion dhe asaj që është e nevojshme për të arritur imunitetin e tufës”.

Guvernatori i shtetit Ekiti tha se sektori privat përmes iniciativës së Koalicionit kundër pandemisë COVID-19 bashkëpunoi me shtetet dhe qeveritë federale në mbledhjen e mbi 75 milionë dollarëve për të siguruar furnizime mjekësore, pajisje, qendra izolimi dhe trajtimi, si dhe ushqim për njerëzit e pambrojtur në vend.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shëndetit, Dr. Faisal Shuaib, deri në vitin 2022 qeveria ka në plan të vaksinojë 70 milionë njerëz.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, që nga shpërthimi i pandemisë Nigeria ka regjistruar 133.552 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 1.613 vdekje dhe 107.551 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat