Po kulloste bagëtitë me nipin, hipopotami shtyp pë vdekje 81 vjeçarin

Afrika

Po kulloste bagëtitë me nipin, hipopotami shtyp pë vdekje 81 vjeçarin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një 81 vjeçar është shkelur për vdekje nga një hipopotam në një fshat në Zimbabve, në provinën Masvingo.

Langson Svondero ishte duke kullotur bagëti me nipin e tij të hënën kur hipopotami u shfaq aty papritur.

Policia vendase ka bërë me dije se nipi i tij ka bërtitur kur ka parë kafshën e egër, por ishte tepër vonë pasi hipopotami e kafshoi në këmbë të moshuarin, i cili nuk mundi të arratisej.

Hipopotami e ka shkelur viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se kafsha e egër mund të ketë ardhur në fshat nga lumi Chiredzi aty pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat