Sri-Lanka djeg kufomat e të vdekurve nga Covidi, familjet myslimane ankohen në OKB

Afrika

Sri-Lanka djeg kufomat e të vdekurve nga Covidi, familjet myslimane ankohen në OKB

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një grup i familjeve myslimane do të dorëzojnë ankesë në Komisionin e OKB-së për të drejtat e njeriut rreth politikës së Sri-Lankës për djegie të detyrueshme të kufomave të të vdekurve nga koronavirusi, duke thënë se kjo praktikë i shkel të drejtat e tyre fetare dhe po shkakton mjerim të padëgjuar.

Ky rast do të procedohet në emër të familjeve të Këshillit Mysliman të Britanisë së Madhe dhe me ndihmën e firmës ligjore britanike, “Bindmans. Dyshohet se qeveria e Sri-Lankës është duke e bërë të detyrueshme djegien e kufomave, pavarësisht se ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë thënë se nuk ka dëshmi që Covid-19 përhapet nga kufomat te të gjallët.

Familjarët që po ankohen për këtë çështje thonë se qeveria është duke e bërë të detyrueshme djegien e kufomave pa ndonjë respekt për dëshirat e familjeve apo besimit të tyre fetar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Raportuesit e posaçëm të Kombeve të Bashkuara i kanë shkruar dy herë qeverisë së Sri-Lankës – në prill të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti – për ta nxitur që t’i respektojë dëshirat e personave që kërkojnë që t’i varrosin të dashurit.

Dyshohet se trupat e rreth 200 myslimanëve të vdekur janë djegur në Sri-Lankë. Paraqitësit e ankesës thonë se procedurat u zhvilluan pa pëlqimin apo miratimin e tyre paraprak.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se politika e qeverisë së përbërë nga shumica budiste është pjesë e një sulmi të vazhdueshëm ndaj komunitetit mysliman, i cili përbën 9 për qind të popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat