Vritet disidenti i Ruandës në Afrikë të Jugut

Afrika

Vritet disidenti i Ruandës në Afrikë të Jugut

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Seif Bamporiki

Politikani kryesor i opozitës së Ruandës, Seif Bamporiki është qëlluar për vdekje në Afrikën e Jugut, ku ai jetonte në mërgim.

Bamporiki u nxorr nga automjeti i tij në një lagje në Cape Town para se të vritej, tha policia.

Hetimet paraprake treguan se ishte vrarë në një grabitje, tha policia. Por partia e Bamporikit, Kongresi Kombëtar i Rwansa (RNC), tha se motivi ishte ende i paqartë.

Ruanda më parë është akuzuar për shënjestrimin e disidentëve në Afrikën e Jugut, raporton bbc.

Ajo vazhdimisht ka mohuar pretendimet. RNC u formua në mërgim nga politikanë të opozitës që akuzojnë qeverinë e presidentit, Paul Kagame si autoritare dhe si jotolerante ndaj mospajtimit.

Bamporiki drejtoi një dyqan shtrati në shtetin afrikano-jugor. Ai po bënte një dërgesë në fshatin Nyanga të dielën kur u qëllua pasi u përball me dy burra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat