Momenti kur sulmohet konvoji i Kombeve të Bashkuara në Kongo, në pritën e organizuar humbi jetën edhe ambasadori italian

Afrika

Momenti kur sulmohet konvoji i Kombeve të Bashkuara në Kongo, në pritën e organizuar humbi jetën edhe ambasadori italian

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Foto

Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq momentin kur konvoji i Kombeve të Bashkuara sulmohet nga një person i armatosur, i cili besohet se vrau ambasadorin italian dhe dy tjerë që shërbenin në Republikën Demokratike të Kongos.

Tentim rrëmbimi kishte ndodhur të hënën në Kongo, ku si pasojë humbën jetën ambasadori italian Luca Attanasio, 43-vjeç, dhe polici ushtarakë Vittorio Iacovacci, 30-vjeç, dhe shoferi i tyre kongolez që nuk është identifikuar.

Pamjet e skenave dhe situatës kaotike janë publikuar në internet, dhe shihen të shtënat që ndodhin në një rrugë. E sot rebelët Hutu kanë mohuar akuzat se qëndrojnë pas kësaj prite – që fillimisht besohej se ishte tentim rrëmbim ndaj pjese tartarëve të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë kufomat e Attanasios dhe Iacovaccit janë futur sot në një aeroplan ushtarak me të cilin pritet të rikthehen në Itali. E videoja e publikuar shfaq veturat e ndaluar në një rrugë me baltë, përfshirë këtu edhe një motoçikletë dhe një kamion i vogël.

Në fillim të videos nuk zhvillohet ndonjë aktivitet, por në gjysmë të saj dëgjohen të shtënat e armëve dhe një grup njerëzish duke bërtitur. Veturat e ndaluara nuk shihen qartë, dhe nuk dihet nëse Attanasio dhe personat tjerë ishin brenda tyre në momentin e këtij incidenti të filmuar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat