Pas seks skandalit, jep dorëheqje zëvendëspresidenti i Zimbabvesë

Afrika

Pas seks skandalit, jep dorëheqje zëvendëspresidenti i Zimbabvesë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:45
Kembo Mohadi

Zëvendëspresidenti i Zimbabvesë, Kembo Mohadi dha dorëheqje sot për shkak të një skandali seksual, për të cilin kanë shkruar mediat lokale.

Mohadi tha se dha dorëheqje për të ruajtur imazhin e qeverisë, raporton aljazeera.

Mohadi ka qenë në pozicionin e nënpresidentit të shtetit në kabinetin e presidentit, Emerson Mnangagwa që nga viti 2018 gjersa kurrë nuk është konsideruar kandidat i mundshëm për president.

Mohadi bëri diçka që është bërë rrallë nga zyrtarët në Zimbabve kur deklaroi se mori vendimin për t’u tërhequr, por “jo si një frikacak, por si dikush që shpreh respekt të madh për presidentin”, shtoi agjencia britanike.

Portali lokal “Winter Live” shkruajti gjatë dy javëve të kaluara se Mohadi kishte pasur marrëdhënie seksuale me gra të martuara, përfshirë një nga bashkëpunëtorët e tij, por ai mohoi akuzat, duke pretenduar se ato ishin pjesë e një komploti politik kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat