OKB: Në Somali mund të konsumohet vetëm një vakt ushqimi në ditë

Afrika

OKB: Në Somali mund të konsumohet vetëm një vakt ushqimi në ditë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:38
Somali

Deri në muajin gusht rreth 850 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeç mund të përballen me problemin e kequshqyerjes.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se në Somali ku koronavirusi i ri (COVID-19) ka ndikuar negativisht ndaj ekonomisë, mund të konsumohet vetëm një vakt ushqimi në ditë.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter, OCHA tha se “Kriza e ushqimit në Somali nënkupton se familjet mund të konsumojnë vetëm një vakt ushqimi në ditë”.

Më tej thuhet se deri në muajin gusht rreth 850 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeç mund të përballen me problemin e kequshqyerjes.

Në vitin 2020 në vend, 1.3 milionë njerëz ishin të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe se këtë vit synohet që të dërgohen ndihma humanitare për 3.1 milionë njerëz.

Sipas Qeverisë së Somalisë dhe OKB-së, për aktivitetet e ndihmës humanitare këtë vit në vend nevojiten 1 miliard dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat