100 krokodilë arratisen në Afrikën e Jugut, vazhdojnë kërkimet

Afrika

100 krokodilë arratisen në Afrikën e Jugut, vazhdojnë kërkimet

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Rreth 100 krokodilë – por mund të jenë dhe më shumë, janë arratisur nga një rezervuar tregtar në perëndim të Afrikës së Jugut. Sipas mediave në vend, 27 prej tyre janë kapur por për të tjerët nuk ka asnjë gjurmë.

Një zëdhënës i policisë u shpreh se në rezervuar mbahen krokodilë që mund të arrijnë deri në dy metra gjatësi. Autoritetet ambientale në vend furnizuan pronarin e rezervuarit me kafaz që u sistemua përgjatë lumit për të kapur krokodilët e arratisur.

Ekspertët shprehen se ata janë shumë të rrezikshëm, dhe mbeten të egër dhe pse janë rritur në rezervuar. Banorëve u bëhet apel të mos afrohen dhe të qëndrojnë larg lumit deri sa të kapen të gjithë.

Në janar të vitit 2013, bëri bujë rasti kur gjithnjë në Afrikën e Jugut, pas një përmbytjeje u arratisën 15 mijë krokodilë, shumë prej të cilëve nuk u gjetën asnjëherë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat