Kidnapuesit lirojnë nxënëset e rrëmbyera në Nigeri

Afrika

Kidnapuesit lirojnë nxënëset e rrëmbyera në Nigeri

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kidnapuesit kanë liruar të gjitha 279 vajzat e rrëmbyera nga një shkollë në Nigeri javën e kaluar, ka thënë guvernatori i Zamfaras.

Vajzat u rrëmbyen të premten e kaluar nga një shkollë e mesme në qytetin Jangebe. Raportet fillestare tregonin që 317 vajza u morën nga shkolla nga një bandë e armatosur.

Disa arritën të shpëtonin në kohën e rrëmbimit, ndërsa pjesa tjetër e vajzave u liruan sot.

Raportet tregojnë se vajzat ishin të veshura me hixhab gjatë lirimit, ndërsa mes tyre kishe edhe 10-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat