Ministri i Shëndetësisë: Kenia ndodhet në valën e tretë të pandemisë COVID-19

Afrika

Ministri i Shëndetësisë: Kenia ndodhet në valën e tretë të pandemisë COVID-19

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:48
Foto

Kenia gjatë ditës së fundit ka regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19) që nga viti i kaluar.

Ministri i Shëndetësisë, Mutahi Kagwe, tha se Kenia zyrtarisht është në valën e tretë të shpërthimit, me 713 raste të reja të regjstruara gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 5.230 teste të kryera tek të dyshuarit për COVID-19. Ai theksoi se shifrat e reja janë alarmuese.

“Vetë numri tregon të gjithë historinë, shkalla e rasteve pozitive që po njoftojmë me rreth 14 për qind është më i larti që nga faza e fundit në muajin nëntor”, tha Kagwe.

Ai njoftoi se së bashku me këshillin e guvernatorëve dhe zyrtarë të tjerë gjatë ditës së nesërme do të debatojnë nëse do të shtohen ose hiqen masat për të luftuar virusin.

Shefi i shëndetësisë po ashtu tha se masat e reja do të njoftohen të premten nga lideri Uhuru Kenyatta, i cili do t’i drejtohet kombit në një fjalim.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi rritje të pacientëve të prekur nga koronavirusi që po trajtohen në ventilator nëpër spitale.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Kenia ka regjistruar 110.356 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 1.898 vdekje dhe 87.903 të shëruar.

Në spitale në mbarë vendin po trajtohen gjithsej 1.898 pacientë të prekur nga virusi, përfshirë rreth 90 pacientë që po trajtohen në kujdes intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat