Nigeria nuk gjen qetësi, rrëmbehen 30 vajza të një shkolle

Afrika

Nigeria nuk gjen qetësi, rrëmbehen 30 vajza të një shkolle

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:28
Nigeri

Nigeria nuk gjen qetësi për shkak të rrëmbimeve të shumta të të rinjve në një hark të shkurtër kohor.

Këtë të premte, në një shkollë u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve rreth 30 studentë, njoftoi një polic vendor.

Studentët u rrëmbyen nga Kolegji në Kaduna. Ky është rrëmbimi i tretë masiv nga një shkollë në Nigerinë veriore për këtë vit.

“Policia dhe ushtria janë në krye të detyrës për t’i shpëtuar të padëmtuar dhe arrestuar autorët e këtij akti kriminal,”  tha zëdhënësi i policisë së zonës.

Një dëshmitar okular tha se rrëmbyesit mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit dhe hynë në konviktin e femrave.

Rrëmbimet janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Nigeri. Më shumë se 300 nxënëse u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veriperëndimore, në fillim të këtij muaji dhe muajin e kaluar 42 të tjerë nga një shkollë tjetër.

Grupe kriminale rrëmbejnë nxënës dhe kërkojnë shpërblime të majme për t’i liruar ato, njoftojnë mediet vendase, ndërsa kjo paraqet një sfidë të madhe për sigurinë.

Zyrtarë të lartë rregullisht paguajnë për të siguruar lirimin e nxënësve, por nuk e pranojnë një gjë të tillë në publik.

Presidenti i vendit kërkoi pak kohë më parë që politika e shpërblimit të kriminelëve duhet të rishihet sepse po kthehet në dështim dhe po i inkurajon ato për më shumë rrëmbime.

Grupi terrorist Boko Haram ishte i pari në vitin 2014 që e filloi këtë metodë kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat