Ceremonia e varrimit të presidentit të Tanzanisë, vdesin 45 persona

Afrika

Ceremonia e varrimit të presidentit të Tanzanisë, vdesin 45 persona

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Policia e Tanzanisë thotë se 45 njerëz vdiqën gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit të ndjerë, John Magufuli.

Ngjarja ndodhi kur mijëra qytetarë të pikëlluar u përpoqën të futeshin në një stadium për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre, i cili ndërroi jetë shkaku i coronavirusit.

“Kishte shumë njerëz që donin të futeshin në stadium, dhe disa nuk ishin të durueshëm. Ata u përpoqën të futeshin me forcë dhe kjo rezultoi në shkeljen e njëri-tjetrit. Dyzet e pesë persona vdiqën në aksident”, tha komandanti i policisë rajonale Dar-es-Salaam Lazaro Mambosasa, raporton aljazeera.

Pesë nga të vdekurit ishin nga e njëjta familje, tha Mambosasa. Një grua dhe katër fëmijë u raportuan më parë se ishin lënduar në aksident.

Mambosasa tha se dhjetëra njerëz ishin liruar nga spitali pasi ishin trajtuar për lëndimet.

Trupi i Magufuli u transportua në qytetet kryesore të Dar-es-Salaam, Dodoma, Zanzibar, Mwanza dhe Geita, para se të prehej përfundimisht në fshatin, Chato në veriperëndim të vendit më 26 mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat