Egjipti sekuestron anijen që bllokoi Kanalin e Suezit, pronarët duhet të paguajnë 900 mln dollarë

Afrika

Egjipti sekuestron anijen që bllokoi Kanalin e Suezit, pronarët duhet të paguajnë 900 mln dollarë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:55
Anija MV Ever Given

Anija gjigante që bllokoi Kanalin e Suezit dhe futi në krizë tregtinë botërore për gati një javë është sekuestruar nga Egjipti me një urdhër gjykata dhe nuk do t’u kthehet pronarëve pa paguar 900 milionë dollarë. Lajmin ë bënë të ditur autoritetet e kanalit të martën.

Anija MV Ever Given u sekuestrua për shkak se pronarët e saj nuk paguan 900 milionë dollarë për kompesim, u citua të ketë thënë shefi i Autoritetit të Kanalit të Suezit Osama Rabie nga Al-Ahram, një gazetë e drejtuar nga shteti.

Anija me pronësi japoneze, mbeti e bllokuar në mënyrë diagonale në arterien e ngushtë, por thelbësore tregtare globale gjatë një stuhie rëre më 23 mars, duke vënë në lëvizje një përpjekje gjashtë-ditore të gjatë nga personeli egjiptian dhe specialistët ndërkombëtarë të shpëtimit për ta zhvendosur.

Sipas autoriteteve, bllokimi i kanalit bllokoi po ashtu çdo ditë ngarkesa me vlerë prej 9.6 miliardë dollarësh mes Azisë dhe Evropës. Kanali është ekonomikisht jetësor për Egjiptin, i cili humbi nga 12 deri në 15 milion dollarë të ardhura për çdo ditë që ai ka qenë i mbyllur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat