Afrika e Jugut pranon vaksinat Pfizer

Afrika

Afrika e Jugut pranon vaksinat Pfizer

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:44
Afrika e Jugut

Afrika e Jugut të dielën në mbrëmje ka pranuar grupin e parë të vaksinës antiCovid– Pfizer.

Dozat do të merren çdo javë, me një total prej 4.5 milionë të cilat priten deri në fund të qershorit.

Afrika e Jugut rifilloi vaksinimin duke përdorur Johnson & Johnson që kishte ndaluar së administruari për raportet e mpiksjes së gjakut diku tjetër.

Vendi deri më tani ka vaksinuar 318,670 njerëz, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë.

Afrika e Jugut deri më tani ka regjistruar 1,584,064 raste me koronavirus duke përfshirë 54,417 vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat