COVID-19: Kongo në garë me kohën për të vaksinuar njerëzit

Afrika

COVID-19: Kongo në garë me kohën për të vaksinuar njerëzit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Infermierja Jeanne Dusungu po vaksinon këdo që vjen në çadrën e bardhë Unicef ​​në ambientet e spitalit provincial Kivu të Veriut në Goma kundër COVID-19, por shumë pak prej tyre janë vendas.

“Ka disa zëra të rremë që qarkullojnë, se vaksina është e rreme dhe se do të na bëjë sterile”, tha ajo.

Por në Republikën Demokratike të Kongos, vendi i dytë më i madh në Afrikë dhe gati me madhësinë e Evropës Perëndimore, kjo po konsiderohet si një luftë.

Vetëm 5 mijë njerëz janë vaksinuar nga tërë popullsia prej gati 90 milionë, raporton BB.

Dhe në qytetin e Gomës, ku shpërndarja sapo ka filluar pas vonesave të shumta, ka një mungesë shqetësuese.

Do të thotë 1.3 milion doza AstraZeneca, nga 1.7 milion të marra që në fillim të marsit përmes Covax, po rishpërndahen në vendet e tjera afrikane për t’u përdorur para se të skadojnë në fund të qershorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat