Malavi djeg mijëra doza të vaksinave të skaduara AstraZeneca

Afrika

Malavi djeg mijëra doza të vaksinave të skaduara AstraZeneca

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Malavi kanë djegur 19,610 doza të skaduara të vaksinës AstraZeneca coronavirus, duke thënë se kjo do të sigurojë publikun se çdo vaksinë që ata marrin janë të sigurta, raporton BBC.

Është vendi i parë afrikan që e bën publikisht këtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë fillimisht u bëri thirrje vendeve të mos shkatërrojnë dozat e skaduara, por tani ka ndryshuar këshillën e saj.

Marrja e vaksinës në Malavi ka qenë e ulët dhe punëtorët shëndetësorë shpresojnë që masa do të rrisë besimin e publikut.

Nga një popullsi prej rreth 18 milion njerëz, vendi ka regjistruar 34,232 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1,153 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat