Gjenerali i ushtrisë dhe 10 oficerë vdesin pas rrëzimit të avionit

Afrika

Gjenerali i ushtrisë dhe 10 oficerë vdesin pas rrëzimit të avionit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:51
Nigeri

Udhëheqësi i ushtrisë së Nigerisë, gjenerallejtënant, Ibrahim Attahiru, ka vdekur pas rrëzimit të avionit në shtetin veri-perëndimor të Kadunas, njoftojnë autoritetet.

Incidenti thuhet se ndodhi derisa avioni po përpiqej të ulej për shkak të motit të keq. Pos tij, dhjetë oficerë, përfshirë ekuipazhin vdiqën.

Presidenti i vendit, Muhammadu Buhari deklaroi se është i pikëlluar me rastin.

“Rrëzimi ishte një goditje vdekjeprurëse në një kohë që forcat tona të armatosura janë të gatshme t’i japin fund sfidave të sigurisë me të cilat po përballet vendi”, ka thënë ai, njofton BBC.

Gjenerali Attahiu, 54-vjeçar, mori postin në janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat