Pamje “apokaliptike”/ Shpërthen vullkani, qindra shtëpi mbulohen nga llava

Afrika

Pamje “apokaliptike”/ Shpërthen vullkani, qindra shtëpi mbulohen nga llava

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:54
Foto

Shpërthimi i vullkanit Nyiragongo në republikën Demokratike të Kongos e leu në të kuq qiellin e rajonit ku ndodhet, ndërsa llava që rrëshqiti shpateve të tij mbuloi me qindra shtëpi ne periferitë e qytetit të Gomas, përfshirë edhe ndërtesa të larta.

Të paktën 15 vdekje janë konfirmuar deri tani, por bilanci i viktimave pritet të rritet akoma edhe më shumë teksa ekipet e shpëtimit vetëm tani po hyjnë në zonat më të thella të goditura prej fatkeqësisë natyrore. 9 prej viktimave mësohet të kenë humbur jetën në aksidente rrugore, pasi të tmerruar njerëzit po nxitonin të largoheshin kush e kush më parë nga zonat pranë vullkanit.

“Ishte e tmerrshme, isha në shtëpi kur ndodhi. njerëzit ulërinin. Vullkani ishte duke shpërthyer. Dola jashte me vrap dhe ngrita sytë nga qielli: ishte i gjithi i kuq!”, thotë Richard Bahati , banor i Gomas.

Qyteti i Gomas me një popullsi prej rreth 2 milionë banorë, ndodhet 10 kilometra nga vullkani i Nyiragongos. Për herë të fundit, ky vullkan ka shpërthyer në 2002, duke vrarë 250 persona e duke lënë të pastrehë 120 mijë persona të tjerë.

Nyiragongo është një prej vullkaneve më aktive në botë dhe konsiderohet si një ndër më të rrezikshmit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat