Dhjetëra viktima nga shpërthimi i vullkanit në Kongo, qindra shtëpi të mbuluara nga hiri dhe lava

Afrika

Dhjetëra viktima nga shpërthimi i vullkanit në Kongo, qindra shtëpi të mbuluara nga hiri dhe lava

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:08
Foto

Janë të paktën 31 viktima të zyrtarizuara deri më tani nga shpërthimi i disa ditëve më parë të vullkanit Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos, jo larg me kurimin me Ruandën, por shifra duket e përkohshme dhe pritet të rritet në mënyrë domethënëse orë pas ore.

Lava e vullkanit, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të shpërthimeve të tij të forta, ka arritur deri në periferinë e qytetit Goma, duke mbuluar bashkë, me hirin që karakterizon çdo shpërthim të tillë, gjithçka që i ka kaluar përpara.  

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 17 fshatra të përfshira, rreth 600 shtëpi të shkatërruara, bashkë me shkolla, institucione lokale dhe infrastrukturë primare si në rastin e tubacioneve të ujit, të dala jashtë funksionit.

Rreth 8 mijë persona kanë kaluar kufirin e afërt me Ruandën për të shmangur shpërthime të reja, po burimet lokale tregojnë për të gjithë popullsinë që tashmë nuk i besojnë më shtëpive të tyre dhe flenë jashtë, bashkë me sendet më të domosdoshme dhe të çmuara.

Vullkani i lartë 3470 metra, ndodhet afër kufirit me Ruandën, në një zonë të njohur për shirat e bollshme dhe praninë e gorillave të malit, specie në zhdukje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat