Mbi dhjetëra persona të zhdukur, pasi anija u fundos në Nigeri

Afrika

Mbi dhjetëra persona të zhdukur, pasi anija u fundos në Nigeri

Më: 27 maj 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Nigerinë veri-perëndimore pasi një anije me rreth 200 persona në bord dhe u fundos në një lumë, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Shumica e udhëtarëve ishin gra dhe fëmijë që udhëtonin nga shteti Niger në shtetin fqinj Kebbi.

Të paktën 20 njerëz thuhet se janë shpëtuar, kusre autoritetet thonë se aksidenti i së mërkurës kishte mbingarkesë.

Zhytësit dhe punëtorët e urgjencës po përpiqeshin të shpëtonin të tjerët në lumin Niger, thanë zyrtarët lokalë për BBC.

Presidenti Muhammadu Buhari e përshkroi aksidentin si "shkatërrues", duke u shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat