Mijëra njerëz kërkojnë ndihmë në Kongo

Afrika

Mijëra njerëz kërkojnë ndihmë në Kongo

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:35
Kongo

Rreth 400,000 njerëz kanë nevojë për mbështetje pasi u larguan nga shpërthimi i vullkanit në Republikën Demokratike të Kongos.

Të paktën 32 humbën jetën dhe shume shtëpi u shkatërruan në Goma. Mijëra të tjerë u shpërngulën kur qeveria paralajmëroi se vullkani, një nga më aktivët në botë, mund të shpërthente përsëri.

Shumë u arratisën në Sake, një qytet 20 milje në veriperëndim të Goma që është i prirur ndaj shpërthimeve të kolerës. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje qeverive për ndihmë urgjente për të shmangur një katastrofë të mundshme.

Lëvizja e magmës shkaktoi çarje në sipërfaqe dhe qindra tërmete, të cilat mund ta lejonin atë të shpërthente në sipërfaqe. Por frekuenca dhe intensiteti i dridhjeve në tokë aktualisht janë zvogëluar. Goma është qendra kryesore humanitare që furnizon me ndihma rajonin e goditur nga trazirat prej dekadash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat